Mehaj: Qershori i viti 1999, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qershori i vitit 1999, siç tha ai, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një.

“Qershori i viti 1999, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një. Përpjekjet e gjata të disa brezave ndër dekada, kulmuan me luftën e UÇK-së dhe me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi, që i solli lirinë Kosovës”, shkroi ai.

Mehaj shkroi se 24 vite pas çlirimit të qytetit, Prishtina sot është kryeqytet i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian, përcjell Klankosova.tv.

“24 vite pas çlirimit të qytetit, Prishtina sot është kryeqytet i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian. Por, Prishtina është edhe kryeqendra jonë politike prej ku vazhdon të mirëmbahet ajo aleancë e lidhur që më 1999, mes NATO-s dhe UÇK-së, përkatësisht trashëgimtares së saj, FSK-së. E nisur si një ndihmë mes një ushtrie guerile popullore, UÇK-së dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ndër vite ajo ka marrë trajtën e një raporti të mirëfilltë mes aleatësh ushtarakë e partnerësh strategjikë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës si zgjatim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj ushtrie që e bëri NATO-n të futej në luftë për lirinë e Kosovës, po zhvillohet me trajnime ushtarake, kapacitete luftarake dhe aftësi ndërveprueshmërie sipas standarteve më të larta të NATO- dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë kyç dhe jetik”, ka shkruar tutje Mehaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like