Megjithatë, Kurti gjen mbështetje – raportimin në kuvend e vazhdon sonte nga ora 22.00

by admin
Spread the love

Seanca raportuese e kryeministrit Albin Kurti, u vendos që të vazhdojë sonte nga ora 22.00.

Kjo meqë ky propozim i vet kryeministrit, për shkak të agjendës së tij të ngarkuar, gjeti mbështetje nga subjektet opozitare parlamentare, por vetëm nga ai i mazhorancës, jo, transmeton klankosova.tv.

”Meqenëse kryeministri iku, erdhi me vonesë, dhe shkoi në ora 16.00, qëllimi i çdo seance është që nëpërmjet debatit që bëjmë ne, të komunikojmë me publikun. Kryeministri tha se ‘du me ardhë në ora dhjetë të natës’. Jam shumë kurioz me ditë agjendën e kryeministrit, deri në ora dhjetë të natës. Çka ka diçka ma prioritare kryeministri, sesa raportimi i tij në kuvend. Ai duhet me kallxu, cilat janë këto prioritete. Dhe kur të vijmë në ora dhjetë. Ne po vijmë në ora dhjetë, jemi të gatshëm me diskutu me kryeministrin edhe pse fatkeqësisht, elementi i parë i transparencës dhe komunikimi me publikun, është i lënduar rëndë se njerëzit kanë me u çu nesër herët, me shku me punu për ato paga të lodhëta, që s’ua keni rritë ju hiç. E me u mundu me i mbledh do pare, me u munu me mbyt atë inflacionin që ua keni shkaktu ju. Gjithësesi në ora dhjetë po don, në ora dhjetë këtu na. Dhe gjithësësi debati ka me vazhdu derisa të kryhet, ndoshta deri pasnesër”, u shpreh shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.

LDK doli pro kësaj ideje, PDK e AAK po ashtu, teksa vet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, konfirmoi se subjekti që ajo përfaqëson nuk do i bashkohet këtij diskutimi.

”Tani në arsyetimin për agjendën e kryeministrit, përmenden tri-katër tema. Në rast se ka interesim nga LDK, le të vijnë ta vazhdojnë debatin në ora 22.00. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk iu bashkohet në këtë diskutim sonte”.

Reagim pati edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili pati disa ankesa, megjithatë, përfundimisht gjetën pajtim mes kolegëve partiakë për propozimin e kryeministrit.

”Ne patëm një propozim nga kryeministri që të jetë nga ora 22.00. Normalisht e udhës do të ishte të na jepte nesër një hapësirë, nga fillimi i ditës nga ora 10.00, 11.00 etj. Është limitimi i kohës që po insiston me bo kryeministri, është i papranueshëm. Vërtetë në ora 22.00 nuk e di a kemi me mujt me pasë një diskutim efektiv në kuvend qysh ish dashtë me pasë”.

I menjëhershëm qe reagimi i kryeparlamentarit, i cili me ironi i replikoi Abelard Tahirit:

”LDK e vendosi atë të veten, ju Vetëevendosje dhe PDK ndaqit mos hajdeni. Po shoh një dakordim që të vazhdojë në ora 22.00 seanca, atëherë të vazhdojë në ora 22.00”, u shpreh Konjufca.

Teksa qe edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbështetur vazhdimin e seancës raportuese siç kërkoi kryeministri Albin Kurti sonte për nga ora 22.00.

Megjithatë, ai shfaqi një shqetësim, për vëmendshmërinë e opinionit ndaj këtij diskutimi për dialigun, meqë tha se të gjithë në atë kohë janë të orientuar në Big Brother, transmeton klankosova.tv.

”Normal që edhe ne e mbështesim në ora 22.00. Por, kjo është një hajgare e madhe që po ndodhë me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës një kryeministër me u sjell kështu. Sepse në ora 22.00 nuk e kqyr kërkush, krejt e kqyrin Big Brother”.

Me këtë deklaratë, Besnik Tahiri njëherësh ndryshoi disponimin e deputetëve, duke shkaktuar edhe të qeshura në kuvend me t’u përmbyllur kjo seancë raportuese, me vendimin përfundimtar për t’u vazhduar nga ora 22.00.

You may also like