Mega-operacion kundër mafias shqiptare në Gjermani, 20 të arrestuar, sekuestrohen mbi 250 mijë euro

by admin
Spread the love

Të paktën 20 persona, mes tyre dhe shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, në kuadër të mega-operacionit kundër trafikut të drogës.

Sipas mediave gjermane mega-operacioni kundër mafias shqiptare, u zhvillua në landet e Hesenit dhe Rinit Verior-Vestfalisë, ku u angazhuan më shumë se 500 forca të policisë.

Mësohet se personat e arrestuar merreshin me trafikimin dhe kultivimin e kanabisit.

Banda organizonte dërgesa të rregullta të hashashit prej më shumë se 100 kilogramësh nga Shqipëria. Po ashtu droga, shpërndahej nga shqiptarët nëpër qytete të ndryshme të vendit, por edhe jashtë vendit.

Sipas mediave të huaja, janë zbuluar disa plantacione kanabisi.

Bandës iu kapën, armë dhe shuma të madha parash në cash. Në qytetin e Esenit u sekuestruan mbi 250 mijë euro.

Operacioni policor sipas autoriteteve u bazua te dekriptimi i mesazheve në rrjetin EncroChat.

This post was published on 2021-12-09 8:55 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like