Mediumi spanjoll, i afërt me Realin shkruan për të ardhmen e trajnerit

by admin
Spread the love

Prestigjiozia spanjolle “Marca”, pretendon se marrëveshja për rinovimin e Karlo Ançelotit, kontrata e të cilit skadon në qershor 2024, do të diskutohet së shpejti me Florentino Perez.

Presidenti I Realit është i lumtur për të vazhduar me trajnerin që i dha dy tituj në Ligën e Kampionëve, plus një seri tjetër të trofeve.

Sigurisht, si gjithmonë, gjithçka do të varet nga rezultatet, por nuk ka dyshim se vullneti i dy palëve çon në një imagjinatë pozitive për të ardhmen së bashku.

“Marca” flet për “harmoninë totale mes trajnerit, lojtarëve, tifozëve dhe mbi të gjitha drejtuesve të Real Madridit”.

Gazeta e njohur spanjolle shton më pas se “trajneri dhe presidenti flasin shpesh, edhe nëse deri më tani nuk ka pasur asnjë bisedë konkrete për të ardhmen apo një kontratë të re. Ky takim i famshëm do të arrijë në ditët në vijim”.

Rezultatet janë gjithçka, veçanërisht në atë pjesë të Madridit, por fakti që Ançeloti dëshiron të qëndrojë në qytetin ku gjeti lumturinë (janë fjalët e tij) e bën njeriun të mendojë të ardhme ende të bardhë për një nga trajnerët më të suksesshëm në të gjithë historinë e futbollit.

You may also like