Mediumi rumun habit: Yakin është në konflikt me yjet e kombëtares, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin 

by admin
Spread the love

Florin Raducioiu, ish – reprezentues i Rumanisë, ka analizuar situatën e tensionuar në ekipin zviceran. 

“Selektori Murat Yakin është në konflikt me yjet e kombëtares, Granit Xhakls dhe Xherdan Shaqirin dhe gjithnjë e më shumë po kontestohet në Zvicër”, shkruan mediumi rumun “Gsp.ro”.

Raducioiu, i cili ishte koleg i Yakinit në Shtutgart, beson se problemet e trajnerit nisën pas ndeshjes Zvicër – Rumani (2:2). 

“Ne po shkonim drejt një disfate kundër Zvicrës dhe Murat Yakin bëri disa gabime në pjesën e dytë me ndryshimet. 

Tani duan të na mundin dhe kanë një ekip të mirë, kanë lojtarë shumë të mirë, interesantë.

Mendoj se problemet mes Yakin dhe lojtarëve nisën që atëherë.

Ka një atmosferë negative.

E njoh Muratin nga Shtutgarti, ishte kolegu im, ishte i qetë, i ekuilibruar, nuk ishte konfliktual, ishte titullar, por kur luan me lojtarë të mëdhenj është e vështirë.

E kemi parë sjelljen e tij në stol në ndeshjet e fundit. Ishte pak nervoz, i pakënaqur, i tensionuar”, ka thënë mes të tjera Florin Raducioi.

You may also like