MediaTek do të bashkëpunojë me Meta për të zhvilluar proçesorë për syzet smart AR

by admin
Spread the love

Meta po kërkon të zgjerojë atë që syzet inteligjente AR mund të arrijnë në të vërtetë dhe një partneritet i ri me MediaTek dëshmon se kompania po mundohet seriozisht në këtë drejtim.

Gjatë samitit të MediaTek 2023, CEO Vince Hu zyrtarisht njoftoi një partneritet të ri me Meta që do të lejonte kompaninë që krijoi syzet inteligjente Ray-Ban Meta të zhvillojë një eksperiencë më të mirë të AR dhe VR. Në gjeneratën aktuale, syzet Ray-Ban Meta janë të pajisura me një kamera dhe një mikrofon për dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Megjithatë, gjenerata e ardhshme e syzeve inteligjente Meta ka të ngjarë të ketë një ekran të integruar “viewfinderpër të bashkuar botën virtuale dhe fizike, duke i lejuar përdoruesit të skanojnë kodet QR, të lexojnë mesazhe dhe më shumë. Përtej kësaj, kompania dëshiron të përshtasë syzet AR që të përdoren në jetën e përditshme, gjë që paraqet një grup shumë më të gjerë sfidash.

Për të arritur këtë, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Syzet AR duhet të ndërtohen për përdorim të përditshëm dhe të optimizohen për të marrë një dizajn industrial që duket i mirë, por me teknologji të mjaftueshme për të siguruar një përvojë të mirë. Për momentin, syzet smart janë të mëdha dhe me një dizajn jo shumë të përshtatshëm. Në mënyrë ideale, syzet plotësisht AR të Metës duhet të ishin më të holla dhe më të hijshme.

Partneriteti i ri midis kompanive do të thotë që MediaTek do të ndihmojë në bashkë-zhvillimin e një proçesori të personalizuar për Meta, posaçërisht për rastet e përdorimit në syzet AR. MediaTek sjell ekspertizë në zhvillimin e SoC-ve me fuqi të ulët dhe me performancë të lartë që mund të përshtaten brenda përmasave të vogla, si në kornizat e syzeve AR.

You may also like