Mediat në Serbi shkruajnë për trajnerin, i cili mund ta marr drejtimin e Kosovës

by admin
Spread the love

Mediumi boshnjak “Sportske” raporton se Blaz Sliskovic pritet të emërohet përzgjedhës i Kosovës në vend të Primozh Glihas.

“Siç mësojmë, Sliskovic është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës. Si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës”, raporton mediumi boshnjak.

Edhe mediat në Serbi raportojnë për lajmin. “Telegraf.rs” shkruan: “Legjenda e futbollit jugosllav ulet në stolin e të ashtuquajturës Kosovë”, përcjell lajmi.net.

Sliskovic, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, praktikon futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj.

Ai pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar.

Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique Marseille, Rennes.

Në aspektin e kombëtareve, ai ka drejtuar vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, duke u fokusuar më shumë në klube, ndër to si, KF Tirana, Hajduku i Splitit, Alba Lulia. /Lajmi.net/

 

You may also like