Mediat në Serbi “kapen” me sportisten që e përfaqëson Kosovën në ski

by admin
Spread the love

Skiatorja Sophie Sorschag po e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare të skitarisë.

Sorschag me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.

Asaj i është dhënë edhe shtetësia e Kosovës.

Tre ditë më parë ajo kërceu për herë të parë si përfaqësuese e shtetit të saj të ri.

Ajo kërceu 78 metra në kërcimin e vogël dhe ishte e 33-ta në renditjen përfundimtare, mbeti pa pikë, ndërsa një ditë më pas në kërcimin e madh ishte e 52-ta në kualifikime dhe nuk u kualifikua as në shortin kryesor.

Mediat në Serbi vazhdojnë të merren me sportistët që e përfaqësojnë Kosovën duke bërë shkrime provokuese.

“Mondo.rs” shkruan për skiatoren Sophie Sorschag duke shkruar: Debakën për Kosovën, kështu deshën ta blejnë medaljen olimpike!”, përcjell lajmi.net.

25-vjeçarja Sophie Sorschag është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. /Lajmi.net/

You may also like