Mediat janë të shpifura, sulmojnë Ronaldon vetëm se zgjodhi Arabinë – Shqip

by admin
Spread the love

Lëvizja e bujshme e Ronaldos te klubi arab i Al Nassr, ka ngjallur shumë reagime nga media të ndryshme që sulmojmë 5 herë fituesin e ‘’Topit të Artë’’.

Rio Ferdinand I ka dalë në mbrojtje shokut të tij, duke akuzuar rëndë mediat për shpifjet e tyre dhe reagimet ndaj kësaj transfertë që sipas mbrojtësit të Manchester United është vetëm një sulm ndaj vendit ku u transferua dhe jo diçka tjetër.

Rio shprehet: ‘’Mediat janë të shpifura. Kur Rooney, Beckham, Lampard dhe Gerrard u transferuan në Amerikë, u shprehen se ishte diçka e shkëlqyer për të mbyllur karrierën. Ajo mënyrë për të përfunduar karrierën dhe të paguhen mirë në një ligë pa shumë konkurrencë, do ta meritonin plotësisht.

E gjitha çfarë shikoj në media për Ronaldon është një turp dhe katastofë vetëm sepse ai zgjodhi Arabinë për t’u transferuar. Për mua e vetmja gjë që më ka mërzitur është mënyra se si e mbylli me Manchester United. Është një kapitull tjetër tashmë në Arabi. Nuk i kuptoj njerëzit si mund të flasin kështu për Ronaldon.’’

You may also like