Mediat italiane shkruan se ka ndërruar jetë, reagon i revoltuar balerini shqiptar

by admin
Spread the love

Disa media italiane kanë raportuar lajmin se balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka ndërruar jetë, duke shqetësuar fansat e tij, miqtë dhe familjarët.

Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”. Mediat shkruajnë se ai ka pësuar infarkt duke e bërë atë pa shpresa për jetën.

“Lamtumirë Kledi Kadiu,një infarkt  në  zemër :balerini  i famshëm ka ikur, ska më shpresë për të”- shkruhet në lajmin e postuar. Sakaq balerini   i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet balerini i njohur…

You may also like