Mediat flasin për klauzolën e Brojës, trajneri u përgjigjet:

by admin
Spread the love

“Mirror”, “Daily Mail” apo edhe “Express” ishin të fokusuara sot në shifrën e përfituar nga Çelsi nga mosaktivizimi i Armando Brojës.

Shqiptari jo vetëm që nuk ishte titullar në fitoren e madhe të Fulhamit përballë Totenhemit, por ka përfunduar në fund të hierarkisë së sulmuseve të klubit ku është huazuar deri në fund të sezonit.

Çështja është më e ndërlikuar se ç’duket për Brojën pasi fusha po i jep të drejtë trajnerit Silva, i cili dje pas ndeshjes tha: “Klauzolat mes klubeve nuk më interesojnë shumë.

Jam këtu për të vendosur se çfarë është më e mira për një ndeshje.

Të them të drejtën nuk kam humbur as një gjysëm sekondi për të menduar për këtë temë. Nëse një lojtar është në formë dhe na jep shanse që të fitojmë ndeshjen atëherë ai lojtar është titullar. Gjithçka tjetër nuk më takon mua që ta mendoj”, tha Marko Silva.

Më tej tekniku portugez i Fulham i shkon edhe më në thellësi çështjes duke sqaruar se statusi si “i huazuar” nuk është një pengesë për Brojën për të qenë titullar. “Për mua luajnë ata, të cilët janë në formë më të mirë pasi kështu rriten shanset tona për të fituar ndeshjet. Fakti që Armando është i huazuar nuk ndikon në zgjedhjet e mia”, tha Silva.

Fusha i jep të drejtë Silvës pasi rivali i Brojës për një vend në formacion po bën mjaft mirë. Rodrigo Muniz ditën e djeshme shënoi 2 nga tri golat e Totenhemit duke dërguar kështu në 7 numrin e golave të shënuar në shtatë takimet e fundit. Muniz është lojtari me më shumë gola të shënuar në Premier Ligë që nga fillimi i muajit shkurt. “Nëse Armando nuk luan tani është se në vend të tij aktivizozhet Rodrigo, i cili është më deciziv”, tha Silva.

You may also like