Mediat: Britanikët po vdesin me mijëra dhe askush nuk e ka idenë përse

by admin
Spread the love

Dhjetra mijëra britanikë më shumë se mesatarja kanë vdekur në periudhën maj deri në dhjetor 2022, duke përjashtuar Covid si shkak të vdekjes, dhe duke ngritur pikëpyetje serioze për shkaqet e vërteta të tragjedive, shkruante sot e përditshmja vendase The Mirror.

Akoma më serioz është fakti se ekspertët nuk janë të sigurtë se për çfarë arsyeje kjo po ndodh.

Nga maji deri në dhjetor të vitit të shkuar u regjistruan 32,441 vdekje më shumë se mesatarja në Angli dhe Uells, duke përjashtuar ato nga Covid, thuhet në analizën e Mirror.

Numri i vdekjeve të pashpjeguara llogaritet mbi atë të njerëzve që vdesin sipas mesatares së pesë viteve, me përjashtim të vitit 2020 prej rritjes së shifrave nga epidemia e Covid.

Zyra e statistikave kombëtare britanike tha se 32,000 britanikë që nuk priteshin të vdisnin, kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe, dhe kjo ngre pikëpyetje të mëdha në lidhej me atë që po ndodh me popullatën e vendit, si po ndryshon ajo dhe përse po vdesin më shumë njerëz.

Gazeta shkruan se që prej pandemisë Covid numri shtuar i vdekjeve ka lëvizur shumë nga muaji në muaj, si duke u rritur mbi mesataren ashtu dhe duke rënë poshtë saj, por asnjë shpjegim i pëlqyeshëm nuk ka ardhur ende për arsyet.

Prej fillimit të vitit 2022, numri i vdekje ra ndjeshëm, dhe një grup ekspertësh shpjegonte për Mirror se ka një ‘zhvendosje të vdekshmërisë’ kur numri vdekjeve rritet në periudhave të caktuara.

Profesor Emeritus David Coleman, për demografinë në Oxford University, tha për The Mirror se asnjë nuk e di me siguri çfarë ka shkaktuar kaq shumë vdekje vitin e kaluar në Britani.

Ai thotë: “Pas vdekjeve të të moshuarve nga virusi, popullata e mbetur duhet të ishte më e shëndetshme dhe vdekjet duhet të reduktoheshin, por kjo në fakt nuk ndodhi”.

Dy arsye të përmendura prej tij ishte rritja e moshës mesatare në Britani dhe rritja e indeksit të masës trupore.

“Popullata në Britani po shëndoshet dhe po ekspozohet ndaj sëmundjeve të zemrës e diabetit, disa kishin parashikuar se shifrat e vdekjeve mund të përkeqësohen pasi vendi nuk është i shëndetshëm”, tha ai.

Një nga shkaqet kryesore ishin sëmundjet e zemrës por dhe sëmundjet e tjera degjenerative si Alzhaimer e demenca mbështesin teorinë e popullatës në plakje, thotë eksperti.

Një tjetër faktor ishin pneumonia dhe gripi, hipotezon profesori.

“Nëse shikojmë shkaqet në çertifikatat e vdekjes, ato janë të papërcaktuara mirë si simptoma, kështu që mund të lidhen me moshën e vjetër,” tha Coleman për Mirror.

Por kjo përsëri sjell një tjetër problem, atë që shumë britanikë konfirmohet se po vdesin, por jo nga një shkak i caktuar.

Pra megjithëse plakja e popullatës del si një problem, kjo nuk shpjegon se përse 30,000 njerëz më shumë vdiqën në Britani nga maji në dhjetor të vitit të shkuar.

Siç u përmend më lart shifrat janë të krahasuara me mesataren e pesë viteve nga 2016 deri në 2021.

Profesori statistikave Kevin McConway thotë se popullata në 2016 është ndryshe nga ajo e 2023, dhe duke përdorur metoda të standardizuara për masës së mortalitetit, vdekjet mund të justifikohen.

Por vetëm për dhjetorin 2022, numri vdekjeve të shtuara ishte 5,900, pra rreth 13.5 përqind më lart se mesatarja e pesë viteve dhe përgjigjet mbeten ende për t’u plotësuar.

Kjo lë përsëri dhjetra mijëra britanikë të vdekur vitin e kaluar pa një shpjegim të qartë, ashtu si dhe mënyrën sesi mund te vijoje situata pas kesaj, insiston The Mirror.. 


Top Channel

You may also like