MEDIA – EANA: Dënojmë sulmin kundër AFP-së në Gaza

by admin
Spread the love

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ – Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA), ku Agjencia Telegrafike Shqiptare është anëtare me të drejta të plota, dënoi sulmin e fundit që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrën e agjencisë franceze të lajmeve, AFP, në qytetin e Gazës më 2 nëntor.

Bordi i EANA, mbështet CEO-n e kësaj agjencie, Fabrice Fries, gjithashtu president i EANA-s, në denoncimin e tij ndaj këtij akti skandaloz.

”Është shqetësuese kur infrastruktura e masmedias synohet në këtë mënyrë, aq më tepër kur vendndodhja e zyrës njihej mirë. Për fat të mirë, për shkak të masave paraprake të ndërmarra nga AFP, të gjithë anëtarët e stafit në qytetin e Gazës nuk u dëmtuan pasi ata ishin evakuuar”, tha sekretari i përgjithshëm i EANA-s, Alexandru Giboi.

Kjo situatë e vështirë nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve të cilët ofrojnë një shërbim të paçmuar në përcjelljen e lajmeve për komunitetin global.

EANA u kërkon të gjitha palëve të respektojnë gazetarët dhe të garantojnë sigurinë e tyre.

Ne qëndrojmë në solidaritet me AFP-në dhe të gjitha mediat që përballen me kërcënime të ngjashme dhe vazhdojmë të avokojmë për promovimin e një klime të sigurt në të cilën mund të zhvillohet gazetaria e besueshme, thotë në reagimin e tij bordi i EANA-s./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like