MEDIA – AMAN-i anëtari më i ri i grupimit mediatik të OKB-së, Media Compact

by admin
Spread the love

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ – Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN), ku Agjencia Telegrafike Shqiptare është anëtare me të drejta të plota, u pranua si anëtare e grupimit mediatik të OKB-së, SDG Media Compact.

Por, çfarë është UN SDG Media Compact?

UN SDG Media Compact është një rrjet dinamik në rritje i organizatave mediatike dhe kompanive, të angazhuara për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të ashtuquajturit Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe për t’i konsideruar qeveritë përgjegjëse për to.

E themeluar në vitin 2018, Media Compact, një aleancë transmetuesish, mediash të shkruara, agjenci lajmesh, radiostacionet dhe botuesit digjitalë, tani arrin një audiencë të kombinuar prej më shumë se dy miliardë njerëzish në 160 vende, në pesë kontinente.

Tani më shumë se kurrë, roli i medias është i rëndësishëm në ofrimin e informacionit të saktë dhe në kohë, ndërsa bota përballet me një krizë e paprecedentë shëndetësore, sociale dhe ekonomike për shkak të COVID-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like