Me zë dhe me figurë, nga shkolla “Xhorxh Soros”, fushatë për Lulzim Bashën

by admin
Spread the love

Një prej folësve të djeshme në takimin e deputetit Lulzim Basha me një grup të vogël qytetarësh në Rrogozhinë, tha se ishte mësuese e shkollës me emrin “George Soros”.

“Unë quhem Merita Premto, jam mësuese Gjeografie në shkollën 9-vjeçare“, tha ajo, gjatë takimit të prezantimit të kandidatit të Bashës, Ferdinand Saraçi.

Tashmë nuk ka asnjë surprizë.

Lulzim Basha dhe ndjekësit e tij janë të lidhur me “George Soros” dhe fondacionin e tij që financon shkolla dhe bursa studimi.

Sikurse, edhe vetë Lulzim Basha bashkëpunon ngushtësisht me Soros, bashkëpunim i cili doli zbuluar te lobimi i manjatit amerikan për të shpallur non grata në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha.

You may also like