“Më vjen keq, por duhet tua them këtë që mendoj”, Rama i përgjigjet qytetares: E mira s’ka fund, e keqja harrohet shpejt

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sot kritikave të komentuesve në Facebook. Njëra prej komentuesve i shkruan se ai dhe qeveria e tij bën vetëm fasadë dhe as një punë siç duhet, dhe më tej i kërkon kryeministrit të mos i përgjigjet me ironi.

“Për fasade të parët jeni se në realitet pak gjera ose aspak bëni mirë. Marr shkas nga gjithçka që po ndodh në Shqipëri. Më vjen keq por duhet tua them këtë që mendoj. Nëse e merr mundimin të më kundërshtosh të lutem lëre ironinë se e di që ju vjen shumë për shtat”, shkruan komentuesja.

Rama i përgjigjet:

“Unë nuk bej ironi me askënd, po përdor ndonjëherë sarkazmën me ata që shajnë dhe akuzojnë pa lidhje, ndërkohë qe ju keni shprehur një opinion me të cilën nuk jam dakord, sepse për shembull mijëra shtëpitë ku po kthehen ata që u prekën nga tërmeti nuk janë fasade apo jo? 100 e ca shkollat e reja që janë ndërtuar e po ndërtohen për fëmijët që humbën shkollën nuk janë fasadë apo jo? Eksportet bujqësore 450 milionë krahasuar me 120 milionë para tetë vitesh apo dyfishimi i tokës së punuar në fshat nuk janë fasade apo jo?

Zerimi i taksës dhe i TVSH për biznesin e vogël nuk është fasadë apo jo? Transformimet infrastrukturore nuk janë fasade apo jo? Spitalet e maternitetet e reja nuk janë fasadë apo jo? E të tjera me radhë që s’po i numëroj se shkojmë deri nesër! Po patjetër, ka ende shume për të bërë dhe e mira s’ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt, prandaj edhe është i mirëkuptuar kushdo që thotë se ishim më mire kur ishim me keq”., ka shkruar Kryeminisri.

You may also like