Me Turqinë apo Greqinë? Rama “qetëson” homologët e KiE, tregon historinë me gjyshen e tij: Kam privilegjin që jam mik me Erdogan dhe Mitsokakis

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama i përgjigjur pyetjeve në Asamblenë e Përgjithshme të KiE. Ai tha se Shqipëria nuk zgjedh mes miqve, referuar Turqisë e Greqisë.

“Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të trija janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj ti zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tan se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë.

Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur. në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. kam privilegjin të konsideroj vetem mik të Erdoggan e Mitsotaqis për të zgjidhur këtë çështje.”-shprehet Rama.

You may also like