Më tradhëtoi partneri, prindërit më kërkuan ta fal

by admin
Spread the love

Në shtëpinë e Big Brother VIP 2 kanë nisur ngacmimet e debatet e para, teksa edhe banorët rrëfejnë ditë pas dite historitë e tyre personale. Së fundmi ka qenë Mikela ajo e cila ka treguar historinë e saj të trishtë rreth lidhjes së parë që ka kaluar.

Ish-konkurrentja e Përputhen e konsideron shumë të errët historinë e saj, për shkak se ajo është tradhëtuar nga ish-partneri i saj i parë. Por ajo që ka vuajtur më tepër Mikela është reagimi i prindërve të saj, të cilët i kanë kërkuar që ta falin atë.

“Nga lidhja e parë kam pasur periudhë të errët 2 muaj që u ndava. E kisha keq që isha e fejuar. Dhe sado që më tradhëtoi, prindërit e mi thoni fale”, tha Mikela. Sakaq, edhe aktorja Olta Gixhari ka folur pas kësaj historie, duke thënë se nuk e kupton si kanë reaguar prindërit e Mikelës në këtë mënyrë.

Por, Mikela shtoi më pas se pavarësisht tradhëtisë, ajo ia ka kaluar shumë mirë gjatë periudhës së saj 6 vjeçare me ish-partnerin.

You may also like