Më thonë edhe që shkoj me gra të martuara

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania po thyen rekorde të njëpasnjeshne, teksa debatet e forta mes banorëve nuk ndodhin vetëm në shtëpi, por edhe jashtë shtëpisë. Në emisionin ‘E diell’ është diskutuar dhe komentuar rrugëtimi i Bledi Manes, Diolës dhe Amosit në këtë program, teksa debate të forta kanë ndodhur në studio.

Gazetarja Dasara Karaiskaj pyeti kolegun e saj se pse njerëzit mendojnë se ai është aseksual, teksa Bledi iu përgjigj se atij i kanë vënë shumë epitete lidhur me seksualitetin e tij.

Pjesë nga biseda:

Dasara: Nuk identifikojnë dot Bledin seksualisht, madje thonë se është aseksual.

Bledi: Dëgjo Dasara! Unë jam rritur goxha tani edhe muajin tjetër kam ditëlindjen. Kam një përvjetor dhe jam rafinuar që nga provinca ku kam jetuar edhe në Tiranë. Edhe kur shkruaj jam komentuar si njeri me më shumë seksualitete. Unë nuk do të dal të zhvishem nudo. Unë jam rafinuar me epitetet qe më kanë vendosur ose u kam vendosur. Si ajo që ka bullizuar se më kanë bullizuar. Më kanë vënë epitete për të gjitha llojet e seksuliteteve në treg, shkon me gra të martuara, homoseksual, biseksual dhe tani aseksual. Ti Dasara ke ardhur të më gjuash, apo po konstaton se nuk e kuptoj? Epiteti i fundit nuk është nga truri dhe goja e Dasarës, por nga dikush tjetër, e cila do të më ketë studiuar me vëmendje sepse nuk mund ta etiketosh dikë aseksual fillimisht pa e studiuar, apo fantazuar.

You may also like