Dështim serioz diplomatik – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pasi që sot Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar që ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kushtetuese, duke thënë se Kosova ka dështuar të merr mbështetjen e shteteve të Kuintit që janë anëtare në KiE për të votuar Pro anëtarësimit të Kosovës.

Për këtë, Ramadani ka deklaruar se është një dështim serioz diplomatik i Kosovës.

Pos këtyre, ka komentuar edhe takimin e liderëve shtetëror me ambasadorët e QUINT’it me 3 prill, duke thënë se diskutimi ishte zhvilluar me arrogancë nga ana e liderëve të Kosovës, e cili kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta.

“Osmani e Kurti ishin shumë arrogantë ndaj Ambasadorëve të Kuintit gjatë takimit më 3 prill 2024. Atë ditë, ambasadorët e Kuintit paraqitën kushtin e shteteve të tyre për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Diskutimi me arrogancë kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta, madje vetëm fjala “pushtues” mungoi!”, ka thënë mes tjerash ai.

You may also like