“Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit”, po tani kë thumboi Arjola Demiri?

by admin
Spread the love

Arjola Demiri ishte banorja që doli më e fituar nga Big Brother Vip, edhe pse nuk shkoi në finale, ajo siguroi një aprtament në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, sic është Kodra e Diellit.

Një na akuzat që i është bërë shpesh brenda shtëpisë nga banorët por edhe jashtë nga ishte që viktimizohej shumë me qëllim që të arrinte objektivat që kishtë në BBV.

Së fundmi, aktorja tropojane publikoi në InstaStory një imazh të aktores me famë botërore, Jessica Chastain, e cila u shpërblye të hënën me çmimin “Aktorja më e mirë” në “Oscars 2022”.

Kjo e fundit ka hasur në shumë vështirësi gjatë jetës, të cilat janë cekur shkurtimisht në postimin që Arjola ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Jessica Chastain, një aktore shumë e talentuar e cila për një kohë të gjatë kisjte vuajtur për pun, me vështirësi të mëdha financiare, mezi ia kishte dalur të mbijetonte. Por tani, falë talentit dhe punës së madhe, është një ndër aktoret më të kërkuara dhe më të vlerësuara. Në moshën 45-vjeçare ajo arriti të fitojë ‘Oscar’-in e parë që me siguri nuk do të jetë i fundit”, shkruhej në postim.

Ndërsa, Arjola ka shkruar: “Kjo Jessica! Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit”. Po për kë e kishte këtë thumb Arjola? Këtë nuk ua themi dot…


You may also like