Më shumë shi në Dibër, Ohër dhe Mavrovë – Shqip

by admin
Spread the love

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Dibër 18 litra në metër katror, ​​në Ohër dhe Mavrovë nga 14 litra dhe në Shkup katër litra.

Më ftohtë, sërish, -2 gradë Celsius mëngjesin e sotëm ka qenë në Kodrën e Diellit, ku ka një shtresë dëbore prej 13 centimetrash. Në vende të tjera në mbarë vendin, temperaturat janë mbi zero, njoftoi DPHM.

Gjatë natës moti ka qenë kryesisht i vranët me reshje shiu. Në disa vende, sidomos në viset lindore ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë (me shpejtësi mbi 60 km/h). Mëngjesin e sotëm do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha të diellit dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima, kryesisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të pjesshme, pasdite me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri në mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë Celsius

You may also like