Më shumë se një orë takim mes Celibashit dhe ambasadores Kim, reagon kreu i KQZ dhe zbardh detajet: Të ndryshohet ligji për t’i hetuar nga i marrin paratë dhe si i përdorin

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim që zgjati më shumë se një orë me kreun e KQZ-së Ilirian Celibashi, Jorida Tabaku, Monika Kryemadhi dhe Damian Gjiknuri.

Celibash u shpreh që duhet të ndryshohet ligji për t’i hetuar nga i marrin paratë dhe si i përdorin partitë politike.

“Besoj se përfaqësuesit e partive ua bënë të qartë se çfarë u diskutua. Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike atyre ruse. Në informacionet e fundit që ata zotërojnë përcollën këtë shqetësim tek përfaqësuesit politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe të bëjnë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ajo që mund të them është se ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjror në mënyrë që KQZ të ketë mundësi më të thella hetimi lidhur me sasinë e parave që marrin partitë politike dhe si përdoren këto para”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

You may also like