Me sa duket gotat prej letre të kafeve janë po aq toksike sa ato plastiket për njerëzit dhe mund të çojnë në probleme shëndetësore

by admin
Spread the love

Gotat prej letre, të cilat konsideroheshin nga shumë prej nesh si një zgjidhje më ekologjike, duket se janë po aq toksike për ambientin si dhe për shëndetin e njerëzve.

Shkencëtarët në Suedi zbuluan se shtresa e hollë plastike e vendosur në anën e brendshme të këtyre gotave emëton substance toksike në pijen tonë. Në eksperimentet e kryera në insekte këto substanca toksike shkaktuan defekte të lindjes dhe dëmtime të tjera zhvillimore, si në rastet kur gota prej letre lihej të biodegradohej në ujë ashtu edhe kur lihej në sediment ose dhe.

Scientists in Sweden have found that multiple chemicals present in paper cups could be linked to birth defects and other damage in their insect test subjects, which may indicate similar risks damage in other wildlife or even human beings

Lajmi vjen vetëm disa javë pas rezultateve të ngjashme nga studiuesit në Belgjikë, të cilët zbuluan se pipthat prej letre rezultuan me përqendrime të larta të kimikateve sintetike toksike. Tani, studiuesit suedezë po bëjnë thirrje për ‘kërkesat e transparencës brenda industrisë së plastikës’ duke shpresuar të detyrojnë ‘raportimin e qartë të kimikateve që përmbajnë të gjitha produktet, ashtu si në industrinë farmaceutike.’

Ne lamë gota letre dhe gota plastike në sediment të lagësht dhe ujë për disa javë dhe ndoqëm se si kimikatet e kulluara ndikuan te larvat,” tha në një deklaratë ekotoksikologia Bethanie Carney Almroth, një profesoreshë e shkencës mjedisore në Universitetin e Goteborgut. “Të gjitha këto produkte ndikuan negativisht në rritjen e larvave të mushkonjave,” tha Almroth.

You may also like