Me profesion është mësimdhënës, edhe një profesor ka të drejtë të vallëzojë

by admin
Spread the love

Krahë artistëve që reaguan ndaj bullizmit të berë ndaj profesorit Vushtrrias nuk mungoi as reagimi i reperit Getinjo.

Ai ka reaguar përmes një postimi të veçantë në “Facebook”, shkruan “Kosovarja”.

Artisti nga Ferizaj, ka shpëndarë një video të babait të tij derisa shihet duke vallëzuar.

Getuar Selimi (emri i vërtet), tregon se i ati i tij është mësimëdhënës me profesion plotë 30 vite.

Ai tregoi mbështetje për profesorin duke thënë se është nërmale që një profesor të vallëzoj e të këndoj.

Postimi i plotë:
“Babai im është me profesion arsimtar përafersisht që 30 vite! Ështe njeri pozitiv dhe gjithmonë më ka ndihmuar pozitiviteti i tij! Po e postoj këtë video me ju tregu që edhe një profesor është NJERI,edhe një profesor ka FAMILJE,edhe një profesor ka te drejtë të vallëzojë,të këndojë.

Një njeri që sjell pozitivitet në shoqëri,ai njeri duhet të vlerësohet më së shumti në këtë jetë.Fatekeqësisht disa persona i përdorin njerëzit pozitivë dhe bëjnë hajgare me ta! TE DUA BABI IM,JU DUA TE GJITH JUVE PROFESORAVE HAPPY QE JENI

#meprofen”.


You may also like