Me plane e projekte konkrete – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fotoalbum pas vizitës në Itali. Kreu i qeverisë thotë se ka pasur plane e projekte konkrete që janë diskutuar.

Po ashtu, kreu i qeverisë thotë se në Itali pati një mikpritje vëllazërore dhe një vullnet mbresëlënës për të thelluar raportin e miqësisë mes dy vendeve.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri në rrjetet sociale./tvklan.al

You may also like