“Më pa këmbët dhe më tha…”, Lei Kraja habit me komentin e Krist Aliaj (VIDEO)

by admin
Spread the love

Fiksimi ndaj personazheve të njohur, ka qenë pjesë e temës “ Në shtëpinë tonë”, ku të ftuarat Jonida Alickolli dhe Lei Kraja, kanë treguar eksperiencat e tyre. Jonida ka treguar përndjekjen që ka pasur pasi ka dalë nga Big Brother. “Me mua fiksohen pse merrem me personazhet e tyre. Kur kam qene në BB kam pasur dikë që më dërgonte letra, më shprehte ndjenjat. Zgjati disa muaj pasi mbaroi “Big Brother”. Në të gjitha mesazhet që përcillte nëpërmjet letrave më thoshte që më ndiqte gjatë gjithë kohës, që isha tipi që i përshtatesha më shumë. Nuk mori përgjigje dhe më pas stopoi. Nuk kam pasur frike sepse nuk i dhashë interes”, u shpreh Jonida Aliçkolli.Lei Kraja gjithashtu ka treguar kërkesën e çmendur të disa fansave në rrjetet sociale. “Mua më shkruajnë të gjithë për këmbët. Hiqni të gjithë këtë fiksimin e këmbëve sepse është shumë. Mund të mi tregosh gishtat e këmbëve të lutem. Nuk janë të bukura fare kupton, kështu që mos u fiksoni.  Kemi qenë në “Pushime On Top” dhe po zhvillonim një intervistë me Krist Dragot. Më pa këmbët dhe më tha i sa shëmtuar këmbët. Tha je gjithë kjo gocë, të paktën ik bëj një pedikyr”, shprehet Lei Kraja. Jonida Aliçkolli shprehet gjithashtu se nuk e koncepton dot që jeta e saj të ndryshohet nga një personazh që e njeh përmes ekranit. Gjithashtu e konsideron jo normale që fansat e Luizit dhe Oltës vazhdojnë sherret, pavarësisht se “Big Brother” ka mbaruar. “Janë shumë të fiksuar pas personazhe. Unë nuk e konceptoj dot që mund të më ndryshojë jeta nga një personazh që mund ta pëlqej nga ekrani.  Bëhet një sulm fansash aty me fyerje, që unë nuk i konceptoj dot, “Big Brother” vazhdon ende edhe pasi ka mbaruar, ndërkohë që ata vazhdojnë jetën tuaj, kanë bërë film bashkë etj”, shprehet Jonida Aliçkolli. Ndër të tjera Lei Kraja tregon se dy personazhet Dj Dags dhe Aurela Gaçe që kanë qenë të ftuar në “Pushime On Top” kanë marrë shumë komente negative nga publiku dhe nuk i kanë merituar. Ajo tregon konkretisht rastin e Aurela Gaçes kur u pyet se nëse do kishte një bashkëpunim me Luizi, dhe këngëtarja u shpreh pasi të shijojë periudhën e shkëlqimin e tij dhe më pas është gati për ta bërë këtë bashkëpunim. Ishte një përgjigje shumë korrekte dhe aspak fyese për askënd, por kaq ka dashur që Aurela Gaxhe të sulmohej nga fansat e Luizit.

You may also like