“Me ose pa 10 mijë euro dua të përjetoj finalen”, Einxhel tregon qëllimin e saj në “BB Vip”

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme  dy opinionistët e spektaklit më në zë të momentit “Big Brother Vip” i janë bashkuar banorëve të tjerë duke darkuar dhe diskutuar së bashku me ta. Hyrja e Arbërit dhe Balinës ngjallën shumë diskutime edhe pas ikjes së tyre.

Teksa të gjithë i kanë zënë ethet e finales e cila është mjaft pranë, Einxhel teksa bisedonte me banorët e tjerë u shpreh se finalen dëshiron me patjetër ta përjetojë dhe nuk do asesi ta ndjekë atë nga shtëpia. Ajo është shprehur se:

“Unë e kam thënë që kur Arjola ka dalur dhe na u shtua një 15-tshe që më mirë të na kishin shtuar një finalist se sa një 15-tshe 100.000 euroshit. Dua të jem me 18 shkurt, ta përjetoj si spektakël, nuk dua ta përjetoj si spektaktore, ta shikoj as nga studio as nga shtëpia. Përderisa kam arritur deri këtu përse mos ta përjetoj edhe atë natë, jam e sigut që produksioni, “Vëllai i Madh” për atë natë kanë rezervuar qershinë mbi tortë dhe dua të jem te ajo gjëja, kam dëshirë të jem me ose pa 10-mijshen. Dhe sikur të jem e pesta apo e gjashta, apo edhe sikur të jetë ‘hajd se po e fusim edhe këtë’ kam ardhur deri këtu, përse të mos rri edhe ato 3 ditë. “

Rikujtojmë se Einxhel Shkirës i është plotësuar dëshira e saj më e madhe nga “Vëllai i Madh”. Ajo do të jetë moderatore e emisionit të saj televiziv ku me ndihmën e fondacionit “Dritan Hoxha” do të ndihmojë të gjitha vajzat apo gratë në pamundësi ekonomike të shkollohen dhe të bëhen të pavarura.


You may also like