Më në fund! Zhbllokohet ndeshja Brazil-Zvicër, Casemiro realizon një perlë

by admin
Spread the love

Tashmë festa vlen! Brazili gjen golin e avantazhit me anë të Casemiro i cili godet fluturimthi brenda zone dhe nuk i jep shans reagimi portierit Sommer.

Trajneri Tite vuan mungesën e Neymar të dëmtuar ndaj Serbisë teksa dy janë ndryshimet në formacionin e brazilianëve.

Danilo është uulur në stol dhe në vendin e tij aktivizohet Militao në krahun e djathtë, ndërsa Fred rreshtohet në mesfushë përkrah Casemiros. Në sulm, dyshja Richarlison e Paqueta. Ndërkohë, në kampin zvicerian, Xherdan Shaqiri është ulur në stol ndërsa titullar është kapiteni Granit Xhaka. Në sulm, luan dyshja Vargas-Embolo.


Top Channel

You may also like