Me ndryshimet në kodin zgjedhor mund të shfuqizohen reklamat e paguara politike?! – Shqip

by admin
Spread the love

NOVAKOVSKI: TOPI TANI ËSHTË NË KUVEND

Me ndryshimet e reja në kodin zgjedhor mund të shfuqizohen reklamat e paguara politike, pasi cenon paanshmërinë mediatike dhe diskriminon partitë e vogla.

Grupi punues për ndryshime në Kodin Zgjedhor, ka mbajtur sot seancë, në rend dite të së cilës ka qenë miratimi i propozimeve me të cilat duhet përfundimisht të miratohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, përcjellë KlanM.

Pas miratimit, rekomandimet do t’i dorëzohen Kuvendit për votim. Kryetari i grupit punues të formuar nga Ministria e Drejtësisë, Aleksandar Novakoski, tha se, ka kohë që rekomandimet të implementohen, por se ajo do të varet nga partitë politike.

“Topi tani do të jetë në Kuvend. ne përfundojmë në momentin e duhur. Të gjitha propozimet e përgatitura janë të ekspertëve që të ketë proces zgjedhor sipas standardeve evropiane. Duhet të kthehet besimit tek institucionet dhe jo të hidhet topi prej njërit te tjetri. Me rekomandimet do të kemi proces zgjedhor që nuk do të jetë vetëm i përgatitur mirë teknikisht dhe askush nuk do të mund të ankohet se nuk ka marrë pjesë në këtë grup punues”, tha Aleksandar Novakovski,  kryetari i grupit punues.

Në përgatitjen e rekomandimeve kanë marrë pjesë të gjitha institucionet kompetente për zbatim të procesit zgjedhor.

Por, sa i përket partive politike, VMRO – DPMNE ka refuzuar në mënyrë direkte që të përfshihet në përgatitjen e ndryshimeve dhe informacionet ua kanë dërguar në e-mail.

“VMRO – DPMNE është thirre disa herë të bashkangjitet, ndërsa i është ofruar edhe pozita e kryetarit, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare nuk ka qenë e formuar atëherë që të jetë e kyçur në proces. Nuk bëhet fjalë për ndryshime thelbësore që të mund të zbatohen para zgjedhjeve presidenciale, të cilat janë para atyre parlamentare”, tha Viktorija Avramovska – Madiq, Zëvendësministre e Drejtësisë.

Rekomandimet e OSBE/ODIHR përfshijë mes tjerash financimin e partive politike, mbrojtjen e të drejtës së votës, masa mbrojtëse nga keqpërdorimi i resurseve publike, fushata mediatike dhe afate për dorëzimin dhe shqyrtimin e ankesave./KlanMacedonia

You may also like