Me ndryshimet në Kodin Penal, Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë po na kthejnë Gruevskin – Shqip

by admin
Spread the love

Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit sot përmes një konference për media thonë se janë kundër ndryshimeve në Kodin Penal ku sipas tyre kjo bëhet që të kthehet sa më shpejtë Nikolla Gruevski. Nga blloku opozitar akuzojnë Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga dhe Qeverinë ku mes tjerash thonë se me këto ndryshime që propozon pushteti LSDM-BDI-ASH gjitha dënimet për funksionarët e korruptuar dhe Gruevskin e arratisur bien në ujë, përcjellë Klan M.

Ndryshe Qeveria e Maqedonisë përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal me procedurë të shkurtuar, përcjell KlanM.

Sipas propozimit, ndryshohen pjesë të nenit 353, ku zyrtarët, të cilët kanë marrë përfitime të konsiderueshme pasurore ose kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme gjatë keqpërdorimit të pozitës zyrtare, nga dënimi i mëparshëm me të paktën tre vjet burgim, propozohet të dënohet me burgim nga një deri në katër vjet, i cili cakton kufirin e sipërm dhe hap mundësinë e vjetërsimit më të shpejtë të veprave.

Propozimet janë në agjendën e Komisionit për Çështje Evropiane, me flamur evropian./KlanMacedonia/

You may also like