Më mungonte, e thërrisja përditë

by admin
Spread the love

Alban Kondi është një emër shumë i njohur në muzikën shqiptare. Ai ka qenë një nga anëtarët e grupit të famshëm “Produkt 28”, së bashku me Fabian Bashën dhe Turjan Hyskon. Por jo vetëm, pasi Albani është edhe vëllai i artistit të njohur e të ndjerë shqiptar, Floran Kondi, i njohur me emrin e artit si Doktor Flori.

Këngëtari ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku rrëfeu shumë gjëra , ndërsa foli edhe për mungesën e madhe të vëllait në jetën e tij. Pak kohë pasi Doktor Flori ndërroi jetë, Albani u bë baba i një djali, teksa vendosi që të birit t’i jepte pikërisht emrin e vëllait të tij, Floran. Ai tha se ishte një vendim i vështirë, por partnerja e tij e mbështeti shumë në këtë gjë.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thashë, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’.

Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi. Ne nuk i thërrasim Flori, i thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”, zbuloi Albani në emisionin “Abc e Mëngjesit” në ABC News.

You may also like