“Më mungon në çdo frymëmarrje”, Miriam Cani i dedikon fjalë zemre nënës së saj

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, i ka dedikuar disa fjalë prekëse nënës së saj të ndjerë. Ditën e djeshme, përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ajo ka kujtuar ditëlindjen e nënës.

Miriami shkruan se do jepte çdo gjë që fëmijët e saj të ndjenin sado pak dashurinë e saj.  ”Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. Më mungon në çdo frymëmarrje mami.

Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël dhe dashurinë tënde hyjnore”, shkruan artistja e njohur në postimin e saj në Instagram.

Miram Cani dhe partneri i saj, Alban Skënderaj, janë dy prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar dhe prej shumë vitesh tashmë, janë ndër më të preferuarit në tregun tonë muzikor.

Postimi i Miram Canit

You may also like