“Me moshën arrin ta njohësh më mirë veten dhe t’i kuptosh më tepër disa aspekte të jetës tënde”

by admin
Spread the love

“Në moshën 20 vjeçare nuk e ke ende perspektivën e duhur për gjërat, ndërkohë që në moshën 40 vjeçare mban mbi shpinë vite të tëra eksperience dhe reflektimi. Mëson ta njohësh më mirë veten dhe t’i kuptosh më tepër disa aspekte të jetës, nga dashuria tek raportet ndërpersonale, nga mënyra se si e përballon punën, tek të qëndruarit në vetmi. Nuk kam ndjerë asnjëherë turp për dobësitë apo dështimet e mia, përkundrazi kam edhe guxim të flas për to, pasi i shoh si diçka normale. Të mësosh se si t’i ekspozosh plagët që ke, është një pjesë thelbësore e identitetit tonë”. – Virginia Raffaele

Është padyshim e vërtetë që me kalimin e moshës çdo person bëhet shumë më i matur në çdo aspekt. Kjo vjen si rezultat e një sërë eksperiencash të kaluara, pasi vitet që kushdo mban mbi supe, janë tregues pikërisht i shumë eksperiencave që e bëjnë më të pjekur për të përballuar situata të tjera në jetë. Me kohën mëson se si të përshtatesh në ambiente me shumë njerëz, por edhe si ta çmosh vetminë, pasi ndonjëherëçdokush nga ne ka nevojë të jetë vetëm për të reflektuar më tepër mbi çfarë po i ndodh në jetën e vet.

Mbi të gjitha, me kohën fillon ta vlerësosh më tepër veten dhe çdo mësim që ke nxjerrë, edhe pse ndonjëherë mësimet më të mëdha dalin prej dështimeve tona. E rëndësishme është t’i pranosh dobësitëapo dështimet e kaluara, janë pjesë e historisë tënde dhe do të ndjekin në çdo hap që do të hedhësh. Nuk ke pse ndihesh i/e turpëruar për to, përkundrazi, mund të flasësh për to edhe me të tjerët. Fol me krenari, pasi janë historia jote, identiteti yt, dhe mund të shërbejnë si një mësim jete për të tjerët. Gjej guximin për të jetuar e për t’i pranuar dobësitë dhe gabimet e tua.

You may also like