Me kërkesë të pozitës, shtyhet Nisma Legjislative për Komisionerin Parlamentar për FSK-në

by admin
Spread the love

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për FSK-në, raporton Ekonomia Online.

Kjo me kërkesë të deputetit të Lëvizjes
Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Ai tha se në këtë pikë ende nuk janë plotësuar
kushtet, teksa tha se edhe grupi punues po kërkon që kjo Nismë të shtyhet për
në mbledhjen e radhës.

“Unë kisha propozuar këtë pikë të rendit ditës ta lëmë për një ditë tjetër. Sot kërkohet vendimmarrje për këtë nismë dhe po kërkoj ta shtyjmë. Nuk janë plotësuar kushtet dhe grupi po kërkon të shtyjë për një mbledhje tjetër. Plani i punës është i mirë por mungon raportimi i ministrit të Mbrojtjes. Kisha propozuar të futet në sesionin pranveror dhe dimëror. Nuk është në plan raportimi i kryeshefit të inspektoratit”, tha Dugolli.

E deputeti i LDK, Anton Quni, kërkoi që këtë Ligj ta procedojnë më tutje. Ndërsa tha se në takimin e radhës të vijnë propozime konkrete.

“Ne i kemi ngritur te gjitha dilemat. Jemi të
pajtimit që ligjin ta procedojmë. Nëse ka mundësi brenda javës, e shtyjmë për
një javë. Është mirë të kemi kohë dhe në takimin e radhës të vijnë propozime
konkrete se këtë duhet ta thërrasim”, tha ai.

Ndërsa deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, propozoi
që në mbledhjen e radhës të vijnë për raportim drejtori i Departamentit të
Drogës dhe ai i Trafikut. Për këtë të fundit, arsyeja e ftesës janë aksidentet
e shumta që po ndodhin në komunikacion.

“Propozoj ta thërrasim drejtorin e
departamentit të drogave. Departamenti i trafikut, sepse ka më së shumti
aksidente në trafik. Edhe shumë pak po kemi takime të tipit që po mbikëqyrim.
Duhet të vijnë drejtorë të ndryshëm”, tha ai.

Pas këtyre diskutimeve, kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, e konsideroi të mbyllur mbledhjen për gazetarë.

You may also like