“Më ka kërcënuar me jetë”, Tea Trifoni denoncon Kiara Titon në polici

by admin
Spread the love

Deklarata e Teas ka bërë bujë në rrjet ditët e fundit, ku pohoi publikisht se ishte kërcënuar nga Kiara dhe familjarët e saj me jetë.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”– tha Tea në emisionin “Më lër të flas”.

Kiara e ftuar në po të njëjtin emision ku ishte Tea, hodhi poshtë këto akuza duke thënë se njerëzit gënjejnë për vëmëndje.

“Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”, -deklaroi Kiara.

Më pas për këtë qështje Tea ka folur sërish në emisionin “E Diell” ku ka thënë se kjo ndodhi do të shqyrtohet në polici e jo në TV.

Duket Tea ka denoncuar rastin në organet e shtetit./Botapress.info/

You may also like