Më ka ardhur një mesazh nga…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një debat i ashpër ka nisur në mes të Antonelës dhe Arjolës për shkak të përmendjes së nënës dhe fëmijëve.

Ditën e sotme, Antonela dhe Arjola kanë folur për debatin, por nuk ka munguar toni i lartë i zërit. Sipas Antonelës, një mesazh që i ka mbërritur gjatë një interviste në lidhje me Atdheun, një prej personazheve të Për’puthen ka qenë arsyeja që ka nxitur debate edhe brenda shtëpisë.

Antonela: I kërkoj ndjesë publikut. Nuk dua të paragjykohem dhe për situata që kanë ndodhur në emision tjetër. Ka qenë moment shfryrje sepse që kur kam ardhur kam për Arjolën e acaruar, që ka hyrë gjithmonë në punë të tjerëve. Nuk kam ardhur të bëj luftë me askënd, kam ardhur për të kaluar një eksperiencë ndryshe. Jashtë kemi një shok të përbashkët dhe e kuptova që kishte mendim negativ për mua, këtu dua ti njoh si janë me mua. Arjlën nuk e njoh nga jashtë, ngaqë thashë që Arjola i vendos pikat mbi i, tha nuk e dija që do më mbështesje. Doja ti thoja që kur të fus në lavatrice brekët e mia, nuk ke pse ti marrësh e ti thash.

Arjola: Ke ardhur e më ke thënë, Arjola hajde më mëso lavatriçen. Kur erdhën Fisnikët, Antonela përshëndeti mamin dhe me shaka i thashë “nuk të ka ndarë nëna prej gjiri”. Unë i kam bërtitur djemve, Antonela tha mos mendo që jemi fëmijët e tu që na bërtet. Unë jam një nënë që nuk i bërtas kurrë fëmijëve të mi, nuk kam autoritet sikur jam gjeneral. Unë fëmijët i mi i trajtoj si qenie të jashtëzakonshme. Për mua gjëja më e shtrenjtë në jetë është mënyra se si komunikoj me fëmijët e mi. Antonela e ka nisur sjelljen agresive ndaj të gjithë banorëve. Unë me Antonelën nuk jam atakuar asnjëherë.

Antonela: Unë personalisht nuk e njoh Arjolën. Para disa kohësh kam ardhur një mesazh nga motra jote nga personi që njohim unë e ti.

Arjola: Nuk e dimë se si kanë ardhur mesazhet. Unë personalisht nuk e dikam për mesazhet që të kanë ardhur prej motrës time.

Antonela: Nëna ime është aq e shenjtë sa fëmijët e tu.

Arjola: Nuk është ofendim. Ti përdore fëmijët e mi për tu zënë. Kjo vjen e më tregon se nuk është shtëpia jote. Unë nuk i prek njerëz ulët.

Antonela: Po viktimizohesh para të gjithë Shqipërisë.

Arjola: Stop. Ke nivelin e ulët të bisedës.

Antonela: Mos fol pra.


You may also like