më i kërkuari bos droge nga FBI, 20 milion për kokën e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Trafikanti më i kërkuar i drogës nga FBI, Rafael Caro Quintero, ndodhet tashmë në prangat e policisë meksikane.

Uashingtoni kishte dhënë një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e tij. Quintero është personi i paraqitur në serialin e Netflix, “Narcos: Mexico”.

Quintero, 69 vjeç, u pa i fshehur në shkurre nga qeni i stërvitur “Max” në qytetin e San Simón, shteti Sinaloa, gjatë një operacioni të përbashkët nga zyra e Marinës dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Meksikës. Ai u arrestua nga burra të marinës meksikane në shtetin e Chihuahua, siç raportohet nga BBC.

Një burim i afërt me forcat e armatosura meksikane konfirmoi për AFP arrestimin e anëtarit themelues të kartelit shtetëror të Guadalajara (në jug) në fund të viteve 1970, por nuk pranoi të hyjë në asnjë detaj.

Trafikanti meksikan i drogës, i njohur si një nga bashkëthemeluesit e kartelit të Guadalajaras, bëri “marrëveshje të arta” me grupin e tij në vitet 1970 dhe 1980, kur trafikonin kryesisht kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Meksika në SHBA. Ndaj tij ishin në pritje dy urdhër-arreste, si dhe një kërkesë ekstradimi nga qeveria amerikane.

Në një video të shkurtër të publikuar nga Marina Meksikane, Quintero shihet me fytyrën e turbullt, i veshur me xhinse, një këmishë blu dhe një xhaketë kaki.

Vlen të theksohet se Quintero, i cili qëndronte pas vrasjes së një agjenti amerikan të narkotikëve në vitin 1985, u arrestua nga autoritetet meksikane pothuajse një dekadë pas lirimit nga burgu. Ai ishte në shënjestër të FBI-së pas rrëmbimit, torturës dhe vrasjes së agjentit të zbatimit të ligjit Enrique “Kike” Camarena, siç raportohet nga CNN.

Quintero u arrestua për herë të parë në 1985 dhe u dënua nga autoritetet meksikane me 40 vjet burg.

Megjithatë, në vitin 2013, një gjyqtar urdhëroi lirimin e tij për një çështje procedurale. Pak kohë më vonë, drejtësia meksikane urdhëroi sërish arrestimin e tij.

Por SHBA po kërkonte gjithashtu riarrestimin dhe ekstradimin e tij për rrëmbimin dhe vrasjen e Enrique. Megjithatë, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin.

 “Nuk e kam rrëmbyer, nuk e kam torturuar, nuk e kam vrarë”, tha ai në një intervistë që i dha në mënyrë të paligjshme revistës javore Proceso në korrik 2016. “Isha në vendin e ngjarjes, kjo ishte përfshirja ime e vetme”.

Rafael Caro Quintero është një nga personazhet kryesore të serialit “Narcos”, i cili trajton në detaje krijimin e kartelit në Guadalajara, me luftën sekrete të DEA-s në Meksikë dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit Camarena. Lideri i kartelit të Guadalajaras, Miguel Ángel Félix Gaiardo, është në burg që nga viti 1989 për vrasjen e Kiki Camarena.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland ka njoftuar se Uashingtoni do të kërkojë ekstradimin e menjëhershëm të Rafael Caro Quintero.

Një zyrtar meksikan tha se ai do të ekstradohej sa më shpejt të jetë e mundur. Vitin e kaluar, ekstradimi i tij në shtetin fqinj u vendos përfundimisht pasi apeli i tij përfundimtar u refuzua. Ngurrimi i autoriteteve meksikane për të vazhduar me ekstradimin e tij ka shkaktuar fërkime në të kaluarën.

“Zot” i drogës, i fuqishëm në vitet 1980, u arrestua javën që u takuan presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.

Arrestimi i tij, megjithëse nuk konsiderohet më si i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare të drogës, ka një vlerë të madhe simbolike. Ish-kreu i operacioneve të jashtme të DEA-s, Mike Vigil, e quajti atë “ndoshta një nga më të rëndësishmet e dekadës së fundit”.

Marina meksikane njoftoi gjithashtu dje se 14 anëtarë të saj u vranë dhe një tjetër u plagos kur një helikopter Black Hawk u rrëzua në Sinaloa (në veri). Po hetohet për shkaqet e aksidentit fatal, por deri më tani asgjë nuk tregon se aksidenti lidhet me operacionin që çoi në arrestimin e Rafael Caro Quintero, sipas PN. /tesheshi.com/

You may also like