“Më falni për çfarë po them po në ditët e sotme të bësh një program love story është shumë e lehtë”

by admin
Spread the love

Tek “Ëndërrtjerrësit”, janë shfaqur pamjet e emisonit të dashurisë “Kupid”, i cili moderohej nga Albana Osmani.“Kupid” ka qenë program i parë televiziv që ka qenë si “Colspo di Fulmine”, në Itali, i cili gjente të rinj në rrugë dhe rastësisht takoheshin me njëri-tjetrin për të krijuar më vonë lidhje.

Ndër të tjera, moderatorja e njohur foli edhe për vështirësitë e “Kupid”, i cili ishte formati i parë love story në një televizion shqiptar, si dhe për programet love story që janë sot nëpër ekrane televizive.

“Në ditët e sotme të bësh një program love story mua më duhet shumë e lehtë, më falni për çfarë po them, por më duket shumë e lehtë”- u shpreh Osmani.

Më pas ajo vijoi:

“Padiskutim që çdo produksion ka vështirësitë e veta, unë po flas nga ana e mentalitetit, se më gjuanin me çadër mbrapa kokës, mos e pyet gocën time a beson në dashuri me shkim të parë se nuk është a morale.”

Më pas, Ledioni i shtoi se “Ti ishe e ekspozuar dhe ishe në rrugë. Unë jam shumë i lumtur që “Kupidi” është bërë në atë kohë që është bërë dhe gjithashtu uroj që “Për’puthen” të jetë mbyllja e revolucionit tonë seksual si shoqëri dhe pastaj të fillojmë nga e para. Pra, nëse libri fillon me “Kupidin” dhe përfundon me “Për’puthen” jemi shumë të lumtur.”


You may also like