Me delegacionin finlandez diskutuam shumë çështje, veçanërisht mënyrën që Kosova të ketë sukses në kapërcimin e sfidave – Shqip

by admin
Spread the love

Orë më parë ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se e falënderuan delegacionin finlandez për vizitën dhe se e përgëzuan për anëtarësimin e Finlandës në Nato.

“Bashkë me Komisionin per Punë të jashtme dhe Diaspore pritëm sot Komisionin për punë jashtme të Parlamentit të Republikës së Findlandës.
E falenderuam delegacionin findlandez për vizitën dhe përgezuam për antarsimin e Findlandës në Nato!
Diskutuam për shumë çështje , veqanërisht menyrën që Kosova të ketë sukses në kapërcimin e sfidave në rrugen e saj të integrimit !”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

You may also like