Me 100 euro për student, a mund të “blihet” rangimi i UP-së? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në vitin 2014 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ishin 60 mijë studentë aktiv, ndërsa këtë vit janë rreth 30 mijë.

Kështu bëri me dije Arbër Gecaj, i cili është senator në Parlamentin Studentor në UP.

I njëjti, në Sytë 7 të Klan Kosovës, tha se rënia e numrit prej 30 mijë studentë brenda 8 vjetëve është afektuar nga një mori faktorësh. Sipas tij, kryesorët janë largomi i studentëve nga Kosova dhe interesimi për t’i vijuar studimet në universitetet private.

Ai mes tjerash tha se këto shifra flasin mjaftueshëm që edhe pas lirimit të pagesave semestrale për studentët Bachelor dhe Master, dhe shtesave për muajin prill me nga 100 euro, tregon që vetëm me para nuk “blihet” cilësia e UP-së.

Ndonëse Gecaj, tha se janë shumë të mirëseardhura shtesat nga 100 euro për studentë nga Qeveria, pas rrjetes së çmimeve të transportit e gjërave tjera./Klankosova.tv/.

You may also like