Mbyten dy anije me emigrantë në brigjet e Lampedusës në Itali! Dy viktima dhe mbi 30 të zhdukur

by admin
Spread the love

Të paktën dy viktima dhe të zhdukur raportohen nga mbytja e dy anijeve me emigrantë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali.

Njëra prej tyre kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe tre të tjerë u zhdukën, një grua dhe dy burra. Anija ishte nisur nga Sfax, Tunizi, dhe u mbyt rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusa

Në anijen e dytë kishte 42 sub-Saharianë, 12 prej të cilëve u shpëtuan ndërsa mendohet se janë 30 të zhdukur. Ndërkohë është gjetur trupi i japetë i një gruaja dhe një fëmije një vjeç e gjysmë.

Ka të ngjarë që kushtet ndaluese të detit, shumë të trazuara për shkak të erës së fortë, të kenë shkaktuar tragjedinë. Për shkak të erës, një gomone me 20 emigrantë ishte përplasur në shkëmbin e Ponente, një kreshtë shkëmbore mbi njëqind metra e lartë dhe të mbijetuarit kishin mbetur të bllokuar në shkëmbinj, sepse varkat e patrullës së rojës bregdetare nuk mundën të afroheshin.


Top Channel

You may also like