Mbyllet Botërori i Formula 1/ Verstappen fiton garën e 19 sezonale, Mercedes para Ferrarit

by admin
Spread the love

Me Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën e Yas Marina, është mbyllur Botërori i vitit 2023 në Formula 1.

Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total. Një dominim total i holandezit dhe RedBullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm.

Klasifikimi përfundimtar i pilotëve:

  1. Verstappen 575 pikë
  2. Perez 285
  3. Hamilton 234
  4. Alonso 206
  5. Leclerc 206
  6. Norris 205
  7. Sainz 200
  8. Russell 175
  9. Piastri 97
  10. Stroll (Can) 74

Ndërkohë, sa i takon garës, Charles Leclerc e mbylli në vendin e dytë. Megjithatë, ky sukses i pilotit monegask nuk i mjaftoi Ferrarit që ta mbyllte në vendin e dytë garën për konstruktorë. Një pozicion që në fund i përket Mercedesit teksa në pistën e Yas Marina, dy pilotët e skuderisë gjermane, Russell dhe Hamilton e mbyllën garën respektivisht në vend të tretë dhe nëntë.

Klasifikimi përfundimtar për konstruktorë:  

-Red Bull 860 pikë

-Mercedes 409

-Ferrari 406

-McLaren 302

-Aston Martin 280

-Alpine 120

-Williams 28

Për të vijuar me renditjen e garës së fundit, Sergio Perez e kaloi vetëm i katërti vijën e finishit ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin edhe Norris, Piastri, Alonso, Tsunoda si dhe Stroll. /Supersport


Top Channel

You may also like