Mbyllen ndeshjet Feronikeli – Dukagjini dhe Ulpiana – Drenica

by admin
Spread the love

Sot në kuadër të Superligës së Kosovës, superpërballje u zhvillua në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, atje ku Ulpiana priti Drenicën dhe mori triumf prej 3-1 pas 8 ndeshjeve pa fitore.

Në takimin që u zhvilllua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, goli i parë u realizua nga mesfushori brazilian, Iran Goncalves, i cili realizoi në minutën e 28’të të takimit, golin e dytë në minutën e 54’të e realizoi Silvester Shkalla, kurse golin e tretë e realizoi Trimor Selimi.

Goli i katërt erdhi nga penalltia, pasi pati lojë me dorë nga Azem Bejta, i cili pas dy kartonëve të verdhë mori karton të kuq – mirëpo Rezi humb penalltinë në minutën e 90-të.

Në 90+6, Uka shënoi golin e nderit për Drenicën

Pas kësaj fitorje, Ulpiana rënditet në pozitën e 8’të me 22 pikë, ndërsa Drenica zë pozitën e 5’të me 28 pikë.

Në anën tjetër, në Drenas, Feronikeli priti Dukagjinin e Klinës, ku triumfuan këtë ta fundit me rezultat 3:0, me golat e realizuar nga Carloca (51’), Ardin Dallku (65’) dhe nga penalltia Januzi në minutën e 82’të.

Më këtë fitore, Dukagjini arrin në kuotën e 21 pikëve, dhe rënditën në pozitën e parafundit, me Feronikelin që mban pozitën e fundit me 11 pikë.

/Insporti.com

You may also like