Mbroni në “çadrën” evropiane dy milionë qytetarë të tjerë – Shqip

by admin
Spread the love

Këshilli i Evropës pritet të votojë për raportin e Dora Bakoyannis, që i hap rrugë hyrjes së Kosovës si anëtare e këtij institucioni.

Gjatë fjalës së saj, Dora Bakoyannis iu bëri thirrje vendeve që s’e njohin Kosovën që të votojnë pro ndërsa shtoi se kriteret e pranimit nuk kanë të bëjnë me kundërshtimet e tyre.

“Unë shpresoj që sot asambleja e parlamentit të mënvizojë nevojën për të vendosur nën çadrën demokratike të kulturës evropiane 2 milionë evropianë të tjerë, duke i mbrojtur ata nga problematikat që përmenda. Në një aspekt më personal, që kur raporti u bë publik, kam marrë kritika të forta dhe sulme personale për mënyrën se si unë reagova, komentet më agresive janë bërë nga përfaqësuesit e vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën.

Do të shpresoja që të jenë guximtarë sepse në realitet çështjet e tyre nuk janë të njëjtat me Kosovën. Nuk do të ketë asnjë parakusht mbi nevojën që këto anëtarë të suportojnë një raport pozitiv për arsyen  se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me kriteret e pranimit që raporti ekzaminoi. Ata kundërshtojnë idenë e një shteti të Kosovës dhe nëse ata janë të duhura. Do të ishte më kurajoze nëse do të kishin vendosur të qëndronin në këtë pikë. Raporti nuk ka asnjë pikënisje në çështjen e shtetësisë.“, u shpreh mes të tjerash Bakoyannis. 

You may also like