Mbrojtja në emergjencë, Reali humbet dhe dy për Seviljen

by admin
Spread the love

Reali është ndalur në “Vajekas”, përballë Vajekanos së Balliut në një barazim 1-1 që i ka dhënë mundësi rivalëve të kenë një fije shpresë më shumë në garën për titullin. Por bashkë me 2 pikët, Ançeloti ka humbur dhe dy lojtarë në këtë sfidë.

Dani Karvahal i dalë me të kuqe dhe Kamavinga që ka mbushur numrin 5 të kartonëve të verdhë do të mungojnë javën e ardhshme kundër Seviljes. Për fat të keq janë dy humbje të mëdha për Realin në një repart që edhe me ata të dy ishte në emergjencë.

Parë dëmtimet e gati të gjithë repartit të prapavijës, Ançeloti nuk dëshironte të merrte më shumë lajme të këqija. Kartonët e Kamavingës dhe Karvahalit e kanë acaruar dhe trajnerin Ançeloti që pas ndeshjes nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij me disiplinën e të tijve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like