Mbrojtësi portugez dhe kampioni i Italisë, Interi i rikthehet objektivave të merkatos

by admin
Spread the love

Jo vetëm titulli kampion, por një betejë e egër edhe në merkato. Është kjo panorama që parashikohet për muajin janar mes Juventusit dhe Interit, të cilat kanë rënë në gjurmët e mbrojtësit Tiago Djalo.

Portugezi që luan në radhët e Lilës, më saktë që pritet të rikthehet për një dëmtimi jo të shkurtër, kërkon që të rigjejë vazhdimësinë e të luajturit dhe kërkon ta bëjë këtë në një tjetër skuadër larg Francës.

Dhe Juventusi, pavarësisht se prioritet në janar ka gjetjen e një mesfushori, ka ndërhyrë në bisedimet mes Interit dhe Lilës, duke ofruar 4-5 milionë eurosh për kartonin.

Interi po punonte për një huazim, por gjithçka pritet të vendoset në muajin e ardhshëm. Me vendimin për portugezin ende për t’u marrë, një tjetër betejë mes palëve ka të bëjë edhe me Piotr Zielinskin.

ZIELINSKI

Mesfushori i Napolit nuk ka gjetur ende akordin për rinovimin me Napolin dhe është rikthyer të jetë një objektiv i Interit dhe Juves, që do ta vlerësonin një përforcim me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL

You may also like