Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White në lidhje dashurie me Milly Adams?

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Arsenalit dhe Anglisë, Ben White, përflitet për një lidhje dashurie me Milly Adams.

24-vjeçari bëri publike lidhjen me modelen e Instagramit, 25-vjeçe, nga Hertfordshire të dielën mbrëma, me çiftin duke postuar duke u mbajtur për dore në llogaritë e tyre individuale.

Tatuazhet dalluese të dorës së ish-mbrojtësit të Brightonit, konfirmuan identitetin e tij dhe besohet se dyshja kanë qenë në një lidhje prej disa javësh.

“Ben dhe Milly janë totalisht të fokusuar me njëri-tjetrin”, tha një burim.

“Ata kanë nisur takimet që disa jave dhe tani po kalojnë kohë bashkë në Londër”.

“Është hera e parë që Ben ka dalë publikisht me një të dashur në Instagramin e tij, ai e dinte që postimet e tyre nuk do të kalonin pa u vënë re, sepse ka tatuazhe të veçanta në duar”.

Në janar, Ben ishte fotografuar me një femër ‘misterioze’ në një festë në pishinë në Dubai gjatë një pushimi nga Premier League.

Bukuroshja e paidentifikuar, e cila kishte një tatuazh të madh në këmbë, shkëmbeu puthje me Benin në hotelin ekskluziv FIVE Palm Jumeirah të Dubait.


Ben nënshkroi për Arsenalin verën e kaluar nga Brighton për 50 milionë funte dhe bëri debutimin e tij në Angli në qershor, duke luajtur në një miqësore kundër Austrisë.


You may also like