“Mbrojtës i shkëlqyer”, tifozi i zjarrtë i Interit tallet keq me Lukakun

by admin
Spread the love

Interi ngeci në një barazim 2-2 në Monza pas fitores së madhe ndaj Napolit kryesues.

Nënkampionët e Italisë protestuan për golin e anuluar të Acerbit, ndërkohë që tifozët kanë mbetur të zhgënjyer edhe nga paraqitja negative e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg ka humbur shumë nga shkëlqimi me Conten në stol. Ndaj Monzës zbriti në fushë në minutën e 55’, por bëri gjithçka keq. Formë e dobët, probleme me stopimet dhe gafa elementare.

Gazetari italian, Enrico Mentana, i njohur si një tifoz i thekur i Interit, nuk e kursyer ironinë dhe sarkazmën kundrejt sulmuesit 29-vjeçar në një postim në rrjetet sociale.

“Monza e meritoi barazimin ndaj Interit. Më bëri përshtypje performanca e qendërmbrojtësit të Monzës: Romelu Lukaku”.


Top Channel

You may also like