Mbreti zulu në spital, dyshohet për tentativë helmimi – Shqip

by admin
Spread the love

Mbreti i Zulu Misuzulu Zuelithini u transferua dje në një spital në Afrikën e Jugut, pasi ishte shumë keq.

Autoritetet njoftuan se dyshojnë se ka pasur tentativë për ta helmuar. Spekulimet se mbreti zulu u helmua vjen pas vdekjes së papritur të një prej këshilltarëve të tij kryesorë, i cili gjithashtu dyshohet të jetë helmuar.

U bë e ditur se ndodhet në spital dhe po merr kujdesin e mjekëve. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi zyrtar i mbretit u tha gazetarëve se ai është “në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”, nuk është më në spital dhe nuk duhet të ketë “panik të pajustifikuar”.

Sipas BBC, asnjë burim nuk është plotësisht i besueshëm për gjendjen shëndetësore të mbretit, për shkak të mosmarrëveshjes për trashëgiminë në fron. Mbreti Misuzulu u kurorëzua para mijëra nënshtetasve të tij tetorin e kaluar. Megjithatë, ka anëtarë të familjes mbretërore që vënë në pikëpyetje procesin e trashëgimisë me të cilën 48-vjeçari mori titullin e monarkut. Madje ata kanë shkuar në gjykatë, duke pretenduar se trashëgimtari i ligjshëm i Mbretit Goodwill Zuelithini është një tjetër djalë, Princi Shimakande.

Goodwill Zuelithini kishte gjashtë gra dhe të paktën 26 fëmijë. /tesheshi.com/

 

You may also like